Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohen rëndë dy gra

Dy gra nga Pllasnica e Kërçovës janë lënduar rëndë në një aksident trafiku e cila mëngjesin e sotëm ka ndodhur në autostradën Gostivar-Tetovë. Ata kanë udhëtuar në një automjet i cili është përmbysur në afërsi të rrugës së Negotinës, informojnë nga SPB Tetovë.

Automobili “hyundai accent” që e ka drejtuar R.N. (68) nga Pllasnica e Kërçovës nga arsye ende të pakonfirmuara ka humbur kontroll dhe ka goditur në murin mbrojtës. Nga goditja automjeti është përmbysur në rrugë me ç ‘rast të dy bashkudhëtaret B.N. (43) dhe M.N.(38) ka marrë lëndime të rënda. Menjëherë pas aksidentit, janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa pastaj si raste urgjente janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Për shkak të ekspertizës e cila bëhej, komunikacioni është riorientuar në rrugën lokale.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button