Pagat e çmendura të Hollywood-it

Kur dëgjojmë se sa paguhen yjet e Hollywoodit për një rol të vetëm, na duken shifra astronomike, pa diskutim edhe të paarritshme.

Megjithatë, ndonjëherë duket sikur i meritojnë ato paga, ndonjëherë jo, por gjithësesi zbuloni se cilat janë pagat më të “çmendura” .

Sipas tabelës së hartuar nga “Hollywood Reporter”, akotri Robert Downey Jr, i cili në saj roleve në filmat“The Avendgers” dhe “Iron Man 3” për një vit të vetëm arkëtoi në llogarinë e tij 75 milionë dollarë.

Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio, për një film të vetëm paguhet 20 milionë dollarë.

Përsa i përket femrave më të paguara të Hollywood-it, 23 –vjeçarja Jennifer Lawrence shikohet si aktorja që duhet “mundur”. Vitin e kaluar, aktorja amerikane çoi në shtëpi 35 milionë dollarë.

Aktorja me sytë e bukur, Cameron Diaz për një film paguhet 18 milionë dollarë, e ndjekur nga Scarlett Johansson me 17 milionë dollarë dhe Jennifer Aniston që paguhet 15 milionë dollarë.

60-vjeçari Liam Neeson ka kërkuar dhe është paguar për rolet e tij me nga 20 milionë dollarë, por shifrat e tij vijnë duke u rritur.

Por në Hollywood ka edhe përgjysmim të pagës, siç është rasti me aktoren Lindsay Lohan, e cila vitet e fundit shihet me mosbesim nga regjisorët, për shkak të problemeve me drogën e alkoolin.

Në një nga filmat e fundit, Lohan është paguar me vetëm 250 mijë dollarë, një shifër që nuk mund të kapërdihej lehtë nga aktorja, por që gjithçka ka qenë për faj të saj./Titulli.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button