Ahmeti: VMRO nuk dëshiron të flet për emrin, BDI këmbëngul në debat publik

Në takimin e sotëm me gazetarët, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në selinë e tij në Reçicë të Vogël përsëriti qëndrimin e tij se tani është koha kur Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje për kontestin e emrit pasi që vendi ka shumë nevojë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Partneri jonë i koalicionit VMRO-DPMNE nuk dëshiron të bëjë debat publik mbi çështjen e emrit, ndërsa ne, në të kundërtën, këmbëngulim. Kontesti i emrit ka të bëjë vetëm për emrin e vendit e aspak për gjuhën dhe identitetin. VMRO – DPMNE insiston në emrin kushtetues por me sa duket kjo nuk pranohet sepse dialogu është i nevojshëm, përmes të cilit do të bëhet një kompromis dhe do të thotë zgjidhjen e problemit “, tha Ahmeti.

Duke folur me gazetarët, lideri i BDI-së tha se Maqedoninë e sheh në të ardhmen si një vend të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, anëtare të fortë ekonomikisht në NATO dhe BE ku qytetarët kanë të drejta të barabarta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button