fbpx

Nëse Messi shënon gol, ndërpritet “El Clasico”

 

Një nga rekordet më të shquara në vitet e fundit në futboll do të përjetohet shumë shpejt. Lojtari më i mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi do të regjistroi rekordin e 21 zyrtar në sportin më popullor në botë.
Messit i duhen edhe tre gola për të thyer rekordin e legjendarit, Telmo Zarra që me Atletico Bilbaon kishte shënuar shumë vite më parë 251 gola në La Liga. Messi këtë rekord mund ta thyej në ndeshjen me Eibar në rast të het trikut.

Por në praktikë më e mundshme duket të jetë që ky rekord të thyhet në “Santiago Bernabeu”. Messi mund të shënoi një ose dy gola me Eibar për të lënë “ajkën mbi ëmbëlsirë” në stadiumin ku vitin e kaluar thyej rekordin e Di Stefanos për më së shumti gola në El Clasico, në “Santiago Bernabeu”.

Për rekordin e Messit mbrëmë është diskutuar edhe nga krerët e Shoqatës të Futbollit Spanjoll. Javier Tebas ka zbuluar disa nga planet kur të thyhet ky rekord shumë i rëndësishëm.

“Do të jetë një moment historik për futbollin spanjoll. Nuk e di nëse do të jetë në “Bernabeu”, por nëse do të jetë atje ne që tani kërkojmë që për një minutë me radhë publiku të ngritet në këmbë dhe të duartrokitet historia e futbollit tonë. Pas ndeshjes do ti ndahet “Këpuca Magjike” e rekordit dhe do ti ndahet premija prej 1 milion eurosh e këtij rekordi. Pas ndeshjes Messi duhet të dal në konferencë për shtyp, ndërsa çmimi i tij do të prezantohet special edhe në stadiumin e skuadrës së tij” ka thënë Tebas.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close