Biletat e Shqipëri-Danimarkë, irritohen tifozët: Ka vetëm pas porte

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Danimarkës, e cila do të luhet këtë të shtunë në “Elbasan Arena”, ka ngritur në këmbë gjithë qytetin e Elbasanit që po bëhet gati të presë për herë të parë një takim zyrtar të Kombëtares dhe të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen që presin të shohin stadiumin e ri.

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në treg biletat e ndeshjes të cilat sipas një njoftimi të mëparshëm do të shiten në Tiranë dhe Elbasan. Por situata në terren është krejt ndryshe.

Sipas asaj që raporton gazetari i Portalit Albeu, i cili ndodhet në pikën e shitjes së biletave në kryeqytet, tifozët janë shumë të irrituar pasi janë nxjerrë në shitje vetëm ato pas portave, ndërsa tribunat e tjera janë ezauruar më parë ku një pjesë të mirë e kanë zënë të ftuarit e FSHF-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button