Qeveria hedh grepin e inkasimit, firmat druajnë nga detyrimet e reja

Secili punëdhënës duhet të përgatit dhe zbatojë deklaratën për siguri për çdo vend pune në të cilën do të shkruhen dhe masat të cilat punëdhënësi do ti merr për realizimin e këtij qëllimi, ky është njëri ndër propozim ndryshmet e qeverisë për të sjellë më shumë siguri në vendete  punës për punëtorët. Firmat druajn se qeveria hedh grepim me masa të ndryshme sa herë që ka nëvojë për të arsyetuar inkasimin e tyre.

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë vitit kryesisht në punët ndërtimore jetën e kanë humbur 13 persona.

Disa nga firmat private në rajonin e Tetovës, që kryesisht njihen për punë ndërtimore pretendojnë se pjesërisht plotësojnë kushtet që ofrojnë siguri më të madhe për punëtorët, disa konsiderojnë se për shkak të punës që kryejnë nuk hasin në vështirësi që do të rrezikonin edhe jetën e punëtorëve.

Inspektimi i kushteve të sigurisë nëpër firma të ndryshme, thuajse nuk ka ekzistuar deri më tani, deklarojnë disa pronarë të firmave.

Të paktë janë firmat që nuk janë future në ombrellën e rregullave që kryesisht kanë të bëjnë më shumë me disiplinimin financiar.

Isuf Azizi, pronar i një ndërmarrje për fasadim, thotë se janë të njoftuar me propozim ndryshimet e reja që kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë në punë.

“Kjo është një masë që vazhdimisht kemi pas si synim kryesor dhe kjo paraqet një kosto shtesë për ne në kushtet kur puna sa vjen e pakësohet. Rregullat vlejnë njësojë si për ndërmarrjet e vogla ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha që ushqehen nga projekte të ndryshme qeveritare dhe kjo nuk na bënë të barabartë përballë as në plotësimin e kushteve dhe as me volumin e punës që kryejmë”, thotë Isufi.

Sipas tij, rigoroziteti i inspektimit shfaqet me shume tek ne firmat më të vogla ku edhe rreziku për sigurinë e punëtorëve është më i vogël.

Vetë pronari i një firme ndërtimore, nga Tetova,  Nehat Jashari, ka përjetuar lëndime gjatë punës edhe përkundër kujdesit të vazhdueshëm që I kushtohet sigurisë.

“Çdo masë që ndërmerret për të krijuar kushte më të mira për sigurinë në punë është e mirëseardhur edhe për firmën tonë. Masa të tilla duhet të kenë parasysh edhe shkallën e rrezikshmërisë me të cilën ballafaqohen punëtorët në punë dhe jo gjithçka të sillet në mënyrë lineare ashtu sic janë edhe normat tjera dhe kërkesat e shumta ndaj firmave”, thotë Nehat Jashari.

Sipas tij, vetë shteti dhe organet përkatëse nuk plotësojnë kushtet për kontributet që paguajnë. Për një lëndim që ka pësuar gjatë punës edhe pse paguhen të gjitha sigurimet, Nehat Jashari, si kompensim për dy javë pushimi mjekësorë ka marrë 20 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button