Nuk përfillen kërkesat e nxënësve të shkollës “Toli Zordumis” në Kumanovë

Këshilli i prindërve i nxënësve të shkollës fillore “Toli Zordumis”-Kumanovë edhe pas takimit me autoritete e arsimit nuk gjejnë përgjigje në mbështetje të kërkesave të tyre. Nxënësit vazhdojnë bojkotin e msimit të filluar dy javë më parë.

Këshilli i prindërve në kërkesën e tyre kërkojnë zbatimin e ligjit për arsim fillor (Neni13), respektimin e përfaqësimit adekuat në organet e shkollës, kërkojnë formimin e një paraleleje në gjuhën shqipe duke e pasur parasysh numrin e nxënësve shqiptarë i cili sillet rreth 30 nxënës, e që mësojnë në një paralele, ndërkaq nga ana tjetër 27 nxënës maqedonas janë të shpërndarë në tre paralele, shkruan gazeta Lajm.

Kërkesat, Këshilli i prindërve në mënyrë  formale, sot i ka dorëzuar në Komunën e Kumanovës, te drejtoria e shkollës dhe Inspektorati për arsim- Kumanovë.

“Sot, ne si Këshill kemi dorëzuar kërkesat tona në  Komunën e Kumanovës, te drejtoria e shkollës dhe Inspektorati për arsim- Kumanovë. Në Komunë hasëm në administratorë të pa përgjegjshme të cilët u sjellën në mënyrë brutale ndaj neve, për faktin se ne e kishim parashtruar kërkesën në gjuhën shqipe, ndërsa sipas tyre kjo gjuhë ishte e pa njohur për to” ka deklaruar për “Lajm” kryetari i Këshillit të prindërve, RexhailAziri.

Sipas tij, bojkoti nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

“Në rast se vazhdojnë institucionet të mos i përfillin kërkesat tona, ne ditët në vijim do të radikalizojmë mekanizmat tonë, kuptohet në mënyrë demokratike do të kërkojmë atë që na garantohet edhe me ligj”, ka përfunduar Aziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button