Shteti me para të kompanive rinovon zyra?!

Adaptimi i hapësirave të njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Koçan është paguar nga shteti. Në të njëjtën kohë, nga zyrtarët kompetentë në këtë njësi rajonale kërkohen para nga kompanitë që të paguajnë në mënyrë shtesë për rikonstruksionin e hapësirave.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP Maqedoni erdhi deri te dokumenti me të cilin zyrtarët e njësisë rajonale në Koçan ka shkuar nëpër kompanitë dhe kanë kërkuar nga ato që të paguajnë para në llogarinë e kompanisë nga Koçani. Kompanitë na e kanë dërguar dokumentin, por me emrin dhe adresën e mbuluar, por dukshëm të revoltuar dhe të frikësuar. Arsyet për këtë është frika e hakmarrjes nga ana e institucioneve shtetërore.

“Një mbledhje të këtillë të haraçit nuk ka pasur as në kohën e Perandorisë turke. Nuk e di se si ta definoj këtë, si shantazh, reket apo lypje. Kush i merr paratë, ku shkojnë ato, unë nuk e di”, thotë pronari i një kompanie bujqësore që na ka dërguar dokumentin.

Ky, sipas institucioneve kompetente për luftimin e korrupsionit, interpretohet si një reketim të paligjshëm të kompanive.

Ane-Janevska Deleva nga “Transparenca Maqedoni”, shton se ky lloj i punës i institucionit shtetëror është i palejueshëm.

“Bëhet fjalë për një reketim klasik nga një institucion shtetëror ndaj kompanive private, për shkak se nuk njihet se si është përzgjedhur dhe cila është kompania për të cilën duhet të bëhen pagesat. Gjithashtu, institucioni shtetëror është dashur të shpallte një thirrje për prokurimin publik”, thotë Janevska- Deleva.

Ajo shton se ato kompani që do të vendosin të paguajnë para, do të jenë më të privilegjuara në krahasim me ato të cilat nuk do të paguajnë.

Një mendim për këtë dokument kemi kërkuar edhe nga Sllagjana Taseva, kryetarja e “Transparency International”, por edhe pse e kemi pritur më shumë se 40 ditë për t’u na përgjigjur, megjithatë deri në përfundimin e tekstit nuk kemi marrë asgjë.

Në të vërtetë, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave na kanë dërguar një shkresë të firmosur nga Ministri Mihaill Cvetkov, se për rikonstruksionin e hapësirave është shpallur një tender, kurse fitues i tenderit është firma nga Shkupi MAK BIS Inzhinering SHPKNJP Shkup, sepse ka dhënë ofertën më të favorshme.

“Në procedurën e prokurimit publik për rinovimin dhe sanimin e hapësirës së zyrës kanë marrë pjesë 9 subjekte juridike, nga të cilat në ankandin elektronik janë paraqitur 6. Firmën që e cekni nuk është paraqitur në thirrjen e shpallur publike të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe nuk ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit publik për rinovimin dhe sanimin e hapësirës së zyrës në njësinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Presione ndaj kompanive për të tërhequr dokumentin

Një kërkesë për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik është dorëzuar deri te Ministria e Bujqësisë më 4 gusht 2014 nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP Maqedoni. Në mesin e muajit gusht të punësuarit në njësinë rajonale në Koçan dhe inspektorët e institucioneve të tjera, kinse, kanë kërkuar nga kompanitë që t’u kthejnë dokumentin e kontestuar prapa, sipas të cilit kërkohet një pagesë të parave për rikonstruksionin e hapësirave, në llogarinë e firmës nga Koçani. Përveç kësaj, kinse nga ato është kërkuar edhe të mohojnë se kanë marrë një dokument të tillë, në qoftë se ndonjë gazetar kërkon informacione nga ata për këtë kërkesë.

Në shkresën, që na kanë dërguar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, thuhet se dokumenti konkret nuk është dërguar farë deri te kompanitë.

“Në pajtim me deklaratave të njësisë rajonale-Koçan, dokumenti nuk është dërguar deri te asnjë person juridik dhe i njëjta është ANULUAR në njësinë rajonale në Koçan me një procedurë përkatëse ligjore, për shkak se nuk ka marrë miratimin nga Sektori për koordinim dhe organizim të njësive rajonale për procedura të mëtejshme. Sektori për koordinim dhe organizim të njësive rajonale ka urdhëruar të anulohet dokumenti”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Bujqësisë.

Dokumenti është dërguar deri te Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP Maqedoni nga një fermer, i cili e ka marrë kërkesën, kinse personalisht nga zyrtarë në njësinë rajonale të Koçanit.

E kam bërë pagesën e parave për atë kompani të Koçanit, sepse me shkresë, Ministria e ka kërkuar atë nga unë. Kujtohem, në dokumentin ishte shkruar xhiro-llogaria e firmës në Tutunska banka. Deri më sot askush nuk i ka kthyer paratë e mia që i kam paguar për renovimin e hapësirave në Koçan”, thotë një fermer nga Koçani.

Kjo e mohon shkresën e Ministrisë së Bujqësisë se dokumenti është i anuluar dhe nuk është dërguar deri te subjektet juridike në Koçan.

Kompanitë janë shumë të frikësuara 

Pronarët e kompanive bujqësore frikësohen të flasin për kërkesën e njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Një pjesë e tyre theksojnë se e dinë për dokumentin, por mohojnë se kanë pranuar kërkesë, edhe pse një numër i madh prej tyre e dinin se një kërkesë është dërguar deri te personat fizikë dhe juridikë të Koçanit.

Vanço Georgiev, pronar i oranzherive Shtëpia e gjelbër nga Podlogu i Epërm në Koçan, nuk i di arsyet se pse nuk ishte dërguar deri te ai kërkesa për të paguar para për kompaninë e famshme nga Koçani për rikonstruksionin e hapësirave të Ministrisë së Bujqësisë në Koçan.

Ndoshta unë jam një pronar më i madh i një kompanie bujqësore apo jam nga një parti tjetër politike dhe prandaj nuk është dërguar deri tek unë një kërkesë për të paguar para për rikonstruksionin e hapësirave”, thotë Georgiev.

Kërkesë nuk ka marrë as Sotir Angelov nga kompania BNP nga fshati i Koçanit Zërnoc.

Unë kam qenë me pushime kur është dërguar ajo kërkesë deri te disa nga kompanitë bujqësore dhe ndoshta për këtë arsye nuk ka arritur një kërkesë të tillë për kompaninë time”, thotë Angelov, pronari i një kompanie bujqësore nga Koçani.

Vllatko T. Tregtar me oriz dhe produkte nga kokrrat, mohoi gjithashtu se është dërguar një kërkesë për rikonstruksionin e hapësirave në Koçan deri te ai. Ai mohoi se ka paguar para për atë kompani.

Burimet e qendrës SKUP Maqedoni, të cilët kanë paguar para për rikonstruksionin e hapësirave, thonë se deri më tani nuk i kanë kthyer paratë që i kanë paguar.

(Storia është përkrahur nga QGH SCOOP Macedonia në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”).

Lajme të ngjashme

Back to top button