UEJL fiton grant prej 500 mijë dollar nga qeveria e SHBA

Universiteti i Evropës Juglindore të mërkurën (1 tetor 2014), nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me USAID-in dhe LCIF (Lions Club International Federation), si fitues i grantit për projektin e hulumtimit në fushën e aplikimit të teknologjive.

Menaxheri i projektit ligjëruesi Shpëtim Latifi sqaron se projekti titullohet “Fëmijët me pengesa në të pamurit” dhe ka për qëllim përfshirjen e fëmijëve me pamje të dobësuar dhe të verbër në sistemin arsimor, duke zhvilluar softuer për përkthim të teksteve shkollore për arsimin fillor nga të gjitha gjuhët, në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën Braille, pajisjen e pesë komunave me teknologji ndihmëse, trajnimin e mësimdhënësve në këto shkolla, si dhe parandalimin e sëmundjeve të syve me ekzaminimin (screening) të hershëm të fëmijëve.

Partner të UEJL në këtë projekt, do të jenë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shëndetësisë, Unioni i të Verbërve të Maqedonisë, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button