Arrestohen 25 persona nga sektori për kundërvajtje, prej të cilëve 13 gjykatës

Njëzet e pesë persona nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – sektori për kundërvajtje, prej të cilëve 13 gjykatës, sot në mëngjes janë arrestuar për shkak të punës së pakujdesshme në shërbim, me çka e kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për rreth 68.000.000,00 denarë.

Prokuroria themelore publike Shkup, duke vepruar sipas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme – sektori për krim të organizuar, solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër të dyshuarve – 13 gjykatës, ndërsa të tjerët janë nëpunës gjyqësorë.

“Dyshimi është se gjatë vitit 2010 deri te ta janë dorëzuar lëndë si kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse, të cilat janë marrë në punë gjatë vitit 2012 dhe 2013. Sipas lëndëve janë sjellë gjykime me gjoba të përcaktuara, ndërsa nuk janë dorëzuar për kryerje”, theksohet në kumtesën nga prokuroria publike.

Në Prokurorinë themelore publike Shkup vazhdon procedura hetimore kundër 25 të dyshuarve me qëllim të konfirmimit të të gjitha fakteve dhe dëshmive në këtë lëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button