Daçiq ka qejf ndarjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të ishte njëra nga zgjedhjet më të mira si dhe në interes të serbëve e të shqiptarëve.

“Kjo marrëveshje, përkatësisht zgjidhja afatgjate e marrëdhënieve të Beograd – Prishtinë do të mund të arrihej në konferencën ndërkombëtare nën përkujdesje të BE-së, por edhe të ShBA e të Rusisë”, ka deklaruar Daçiq për Veçernje Novosti, përcjell Koha.net

Daçiq këtë ide e ka dhënë si reagim ndaj deklaratës së shefit të Zyrës ruse në Prishtinë, Andrej Shugurov, i cili ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova duhet të këmbejnë territore: Serbia të japë tri komunat e Luginës së Preshevës për veriun Kosovës me shumicë serbe.

Daçiq ka thënë se ky skenar i zgjidhjes nuk ka përkrahje zyrtare as në Beograd, as në Prishtinë dhe as në shumicën e qendrave të vendosjes në botë.

Zëvendëskryeministri serb ka shtuar se ky është qëndrimi i tij dhe se Serbia do ta vazhdojë politikën e deritashme të gjetjes së zgjidhjes përmes dialogut politik.

“Pozita jonë mbetet e pandryshuar, e ajo është se nuk do ta njohim shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button