Nxitja e luftës nëpërmjet një televizioni nacional

Shembull i promovimit të qëndrimit se lufta ndëretnike është “zgjidhje” për problemet e Maqedonisë nëpërmjet një emisioni në televizionin nacional:

“Kjo është, kjo është monstruoze… Këtë me identitetin as që dua ta diskutoj. Tani të thotë se ose do ta pranosh atë që thotë të vetëvritesh ose do t’ua lëshojmë shqiptarët. Po lëshojini bre. Lëshojini njëherë, mirëpo kur do të lëshohet dikush atyre, për ta mbrojtur veten time, që të mos vdes në aspekt imunologjik, a e di se si do të reagoj. jo si në vitin 2001.”

Një pjesë e citimeve nga еmisioni “Jadi burek” me udhëheqës Janko Ilkovski dhe mysafiren Mirka Velinovska është emituar më 1 tetor 2014 në TV Sitel 3, janë dokumentuar në blogun Anfas.

20141003-Jadi-burek-Mirka-Velinovska-Janko-Ilkovski-300x166

Kodi penal i Republikës së Maqedonisë (PDF nga ueb-faqja e Ministrisë për drejtësi) në nenin 415 e përfshin si krim nxitjen e luftës agresive:

“Nxitja e luftës agresive”а
Neni 414

Ai që thirr ose nxit në luftë agresive, do të ndëshkohet me dënim me burg prej një deri në dhjetë vjet burg.”

Në këtë rast, udhëheqësi i emisionit, produksioni ose televizioni nuk është distancuar nga qëndrimet e personit të intervistuar e cila promovon luftë në Republikën e Maqedonisë, as gjatë emisionit, e as më vonë. Përkundrazi, inçizimi i emisionit është promovuar në mënyrë plotësuese dhe është emituar në disa mënyra – në vetë televizionin dhe nëpërmjet internetit.

Termi që është përdorur disa herë “t’i lëshojë” ka të bëjë me aktivitet që njerëzit e bëjnë me qentë. Të dehumanizohen (të paraqiten si kafshë – bisha) pjesëtarët e grupit ndaj të cilit duhet të shkaktohet urrejtje është propagandë e njohur që lidhet me përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Disa shembuj historikë dhe bashkëkohorë janë trajtuar në shkrimet e mëposhtme:

Gjuha e urrejtjes poashtu është vepër penale sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Maqedonisë.

 

Burimi: Nemrazi.мк. (03.10.2014).

Lajme të ngjashme

Back to top button