Teatër i ri i dramës, por jo në stilin barok

Teatër i ri i dramës do të ndërtohet në vendine e teatrit të vjetër në lagjen Karposh të Shkupit, njoftoi Ministria për kulturë. 

Megjithatë, objekti i ri nuk do të jetë në stilin barok. Ndërtesa, që do të jetë e gjitha me xham dhe në stil modern, do të jetë 35 metra e lartë, dhe së bashku me objektet shoqëruese do të shtrihet në sipërfaqe prej mbi 31 mijë metra katrorë.

Sipas paralajmërimeve objekti do të ndërtohet në formë të partneritetit publik-privat. Me këtë, biznesmeni i ardhshëm që do të marrë pjesë në ndërtim do të marrë në shfrytëzim 12 mijë metra katrorë. Përveç në vend, partner biznesi për këtë projekt pushteti do të kërkojë edhe jashtë vendit.

Për momentin është duke u përgatitir studimi i fizibilitetit që duhet të japë përgjigje për arsyeshmërinë financiare të objektit.

Përveç Teatrit të dramës, nga ministria njoftuan se në fazë përfundimtare është edhe përgatitja e projektit për ndërtimin e Teatrit popullor maqedonas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button