Kush po i mungon Luana Vjollcës?

Duket se prezantueses së bukur po i mungon shumë dikush. Së paku kështu ka treguar vet moderatorja e tashmë edhe këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ku kishte lënë mbishkrimin.

“God I miss him” (Zot më mungon ai), ishte shkrimi i këngëtares, transmeton Tribuna.

Ky status i prezantueses ka bërë që të jehojnë zëra të rinj se personi që po i mungon asaj është këngëtari Adrian Gaxha, me të cilin ajo kishte një lidhje dashurie e që kishte dështuar pas disa kohësh.

Kjo dashuri duket se është ende në zemrën e këngëtares, e kjo më shumë të bën të mendosh kështu, pasi që ajo shpesh provokon me veshje ngjyrë të kuqe, pikërisht siç ishte edhe hiti i këngëtarit nga Shkupi ‘Ngjyra e kuqe’.

Lajme të ngjashme

Back to top button