“Elefterotipia”: Nimic do të ofrojë version të ri për emrin

Ndërmjetësi Methju Nimic gjatë javëve në vijim, Athinës dhe Shkupit do t’u prezantojë propozim të ri për zgjidhje të mundshme për çështjen e emrit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Këtë e shkruan gazeta greke “Elefterotipia”, duke iu referuar “birimve të sigurta” në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

“Atë që do ta sjellë Nimic, ndoshta edhe para fundit të tetorit, do të jetë pako propozimesh të cilat do të përfshijnë version të ri të emrit dhe shumë tema të tjera: irridentizmi, gjuha etj…”, shkruan gazeta.

Duke shtuar në mënyrë ironike se duke pasur parasysh atë që minsitri i jashtëm është i zënë me çështje tjera kritike siç është partia, barra e kësaj çështjeje nacionale do të bjerë mbi kryeministrin tashmë të stërngarkuar, por të palodhshëm”.

Nëse informatat nga KB-ja janë të sakta, sipas “Elefterotipia”, Samaras për një kohë shumë të shkurtë do të duhet të përballet me çështjen e emrit të Maqedonisë, që dukshëm do të ketë ndikim ndaj ngjarjeve në politikën vendore, e cila në këtë fazë është e monopolizuar nga problemet lidhur me ekonominë dhe gjahun e votave. a

Lajme të ngjashme

Back to top button