KE publikon raportin, Maqedonia në pritje

Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, sot saktë në mesditë në Parlamentin evropian në Bruksel zyrtarisht do t’i publikojë progres-raportet për përparimin në eurointegrimet e vendeve-aspirante për anëtarësim në Union.

Para se eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle edhe zyrtarisht t’i publikojë progres-raportet, deri atëherë për Maqedoninë është e panjohur formulimi gjatë dhënies së rekomandimit të gjashtë pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Raporti pritet të ketë përmbajtje shumë më negative se vitet e kaluara duke e parë situatën politike në vend. Edhe pse Maqedonia ende nuk ka datë konkrete bisedimesh me BE-në, megjithatë vendi ka marrë rekomandim për fillim të tyre, por këtë vit frika është e madhe edhe nga humbja e rekomandimit.

Drejtoresha e Insitutit për politikë evropiane, Malinka Jordanova për Portalb thotë se ky raport do të jetë kryekëput negativ dhe se shpreson që Maqedonia nuk do të humb rekomandimin.

“Shumë rëndë mund të thuhet se do të kemi raport pozitiv për Maqedoninë, e sidomos në kohën e fundit, madje shpresoj që nuk do të humbim rekomandimin, duke pasur parasysh se në çfarë gjendje jemi”, tha për Portalb, Jordanova.

Po ashtu edhe profesori Bekim Kadriu për Portalb ceki se ngecja e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës, kritikat e shumta për lirinë e mediave, reformat në gjykata dhe drejtësia në vend,  janë shkaqet kryesore për të cilat do të kemi raport negativ.

“Momentalisht nuk jemi në gjendje të mirë dhe duke u bazuar në këto pika, edhe këtë vit presim raport negativ nga Komisioni Evropian. Shpresoj që të mos e humbasim edhe rekomandimin për fillimin e negociatave”, tha për Portalb, Kadriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button