Gashi tregon se pse nuk i besojnë Thaçit  

 

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë se më askush nuk dëshiron të bisedojë jo vetëm me Thaçin, por me askënd nga PDK.

Në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ai thotë se “në PDK është instaluar një mentalitet i tillë”, që sipas Gashit, ka humbur i gjithë besimi politik.

Kjo sipas tij, ka bërë që askush sot nuk dëshiron ta takojë Thaçin.

“Asnjë nga liderët nuk pranojnë të flasin me askënd nga PDK. Është një mentalitet i instaluar në PDK, ky mentalitet është bartur në strukturat e PDK-së. Sot kanë krijuar një situatë kur askush nuk dëshiron të bisedojë me z. Thaçin. Kjo ka bërë që të humbë besimi politik në z. Thaçin”, ka thënë ai, duke shtuar se sjellja jo parimore e Thaçit, e ka sjellë këtë situatë.

Gashi e përmend në vazhdimësi se “PDK-së nuk i besohet më”.

“PDK do të tentojë me çdo kusht ta formojë qeverinë kurse ne do të tentojmë me çdo kusht ta pengojmë krijimin e qeverisë nga PDK. Vendi do të detyrohej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe vendi do të rrezikohej tepër po të detyrohej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Gashi, citon Express.

“Vendim i guximshëm konsiderohet vazhdimi i qëndrimeve që i kemi”, thotë Gashi.

Ai ka thënë se ka elemente në të gjitha partitë, se mund ta përdorin forcën për arritjen e qëllimeve politike. Këtu, Gashi përmend më konkretisht Lëvizjen Vetëvendosje.

“Vetëvendosje e ka dëshmu se mund ta përdorë forcën për me arrit qëllimin”, ka thënë ai. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button