OBSH: E pamundur ndalja e përhapjes së Ebolës në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përhapja e Ebolas në Evropë është ë pamundur. “Këto raste si në Spanjë, mund të ndodhin edhe në disa vende të tjera të Evropës”, ka thënë drejtori për Evropë i OBSH-së.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se 75 për qind, ekziston mundësia që Ebola të përhapet në Francë deri në fund të këtij muaji.

Në spitalin shtetëror në Madrid të Spanjës, një infermiere spanjolle, është infektuar me virusin Ebola, edhe pse nuk ka qenë në Afrikën Perëndimore.

Kjo infermiere, është përkujdesur për dy gra spanjolle të cilat po shërbenin në Afrikën Perëndimore, ku e kanë marrë sëmundjen, por që edhe pas trajnimeve në Spanjë ato kanë vdekur.

Autoritetet, kanë thënë sot, se 3 persona përfshirë infermieren, burrin e saj, i kanë vendosure në një karantinë, kurse 50 persona të tjerë, që kanë mundur të pasin kontakt me këta persona, po mbikëqyren.

Më shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica në Afrikën Perëndimore.

Rastet e tilla si kjo në Spanjë, tregojnë për rrezikun se si Ebola mund të përhapet jo vetëm në Afrikën Perëndimore, por edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button