Eksperimente të tmerrshme: Si matet frika e një njeriu që po vdes?

Disa prej eksperimenteve që do të publikojmë në ditët në vijim janë të tmerrshëm, sepse doktorët i kanë përdorur qeniet njerëzore sikur të ishin kavie.

Disa prej tyre janë të tmerrshëm, për shkak të asaj që thonë për ne si specie. Në fakt, disa prej këtyre eksperimenteve janë përdorur madje edhe si justifikim nga doktorët nazistë gjatë gjyqeve të Nyrenbergut.

Frika e njeriut që pret vdekjen

John Deering ishte një kriminel i dënuar, që kishte vrarë dikë gjatë një grabitjeje dhe ishte dënuar të pushkatohej në vitin 1932. Pasi iu kërkua prej doktorëve pak momente para vdekjes, ai ra dakord të merrte pjesë në një eksperiment. Do t’i vendoseshin elektroda dhe kështu studiuesit do të përcaktonin saktësisht momentin kur zemra e tij do të pushonte.

Zemra u ndal 15.6 sekonda pasi mori plumbat. U shpall i vdekur 150 sekonda më vonë.

Por, eksperimenti shërbeu edhe për investigimin e dickaje tjetër. Përvec se të kuptonin se kur ndalej zemra, doktorët e përdorën elektrokardiogramën edhe për të matur ritmin e saj, dhe studiuesit përdorën të dhënat për të ekstrapoluar se sa i frikësuar ishte Deering para se të vdiste. Menjëherë para vdekjes, zemra e tij rrihte me ritmin 120 rrahje në minutë. Kur sherifi thirri “zjarr”, pulsi arriti në 180 rrahje.

Deering në fakt kishte ruajtur një pamje të qetë së jashtmi gjatë ekzekutimit, por gazetat i bënë jehonë eksperimentit duke e shoqëruar me komentin: “Nuk mund të jesh trim përballë vdekjes”. /Explore Univers

Lajme të ngjashme

Back to top button