Politikanët ukrainas, njëherë në plehra, tash edhe dajak (Video)

Videoja e një mase të zemëruar, e cila kërkonte llogari nga politikani ukrainas, Vladimir Zubik, është xhiruar në Mitlasivka, në rajonin Cherkasy.

Kjo është një seri e incidenteve, ku ukrainasit shprehin pakënaqësitë e tyre me qeverinë e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Gjersa i afrohemi 26 tetorit, ditës kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, situata në Ukrainë duket se po tensionohet edhe më tepër.

Në fakt, “të pakënaqurit” pasi futën dy politikanë në kazan të plehrave, këtë herë një tjetër e rrahën.

Masa e mbledhur rrahu Vladimir Zubik-un, një ish-përfaqësues të rajonit Cherkasy, i cili erdhi në këtë vend për tu dhënë ryshfet votuesve, në shkëmbim të votës për zgjedhjet e ardhshme.

Nga fshatarët e zemëruar e shpëtoi policia, ndërsa politikanit i janë konfiskuar dokumentet, të cilat do të shërbejnë si prova për mitmarrje.

Lajme të ngjashme

Back to top button