Krimi në familje trondit Gostivarin, burri vret gruan

Edhe një krim në familje ka tronditur Gostivarin. Një burrë i moshuar i të 60-ve, ka lënë të vdekur gruan e tij duke e therur me thikë, transmeton Tv2.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur sot rreth orës 18 në rrugën Boegradska që lidhjet me bulevardin kryesor Vëllezërit Gjinovski.

Tv2 mëson se autor i krimit është Faik Jakupi. Gruaja e tij, po ashtu e moshës rreth 60 vjeçare nuk ka mundur tu mbijeton plagëve, dhe nuk kanë mundur ti ofrojnë as asistencë policore. Jo zyrtarisht mësohet se personi në fjalë ka vuajtur nga problemet mendore.

Fqinjët të shokuar nga rasti nuk deshën të prononcohen para kamerës.Thonë se autori i krimit prej kohësh ka pasur probleme psikike. Organet e rendit pas paraqitjes së rastit kishin dal në terren për të kryer ekspertizën. Deri në mbarim të procesit hetues në terren, nuk do të japin informata zyrtare rreth rastit.

Në vendngjarje arriti edhe autoambulanca, si dhe ekipi nga prokuroria publike. Në vendngjarje aktualisht vijojnë hetimet nga organet e rendit dhe hetuesisë, ndërkohë që autori i krimit është arrestuar nga Policia. Autoambulanca ka marr trupin e pajetë dhe me urdhër të Prokurorisë Publike është dërguar në ekspertizë.

Për rastin në fjalë, nga Policia e Gostivarit thanë se do të prononcohen gjatë ditës së nesërme, pasi të ketë mbaruar ekspertiza.

Lajme të ngjashme

Back to top button