Ivanoviç ftesë shqiptarëve: “Ejani në Beograd”

Mbrojtësi serb, Branislav Ivanoviç, u ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë që të udhëtojnë në Beograd.

Ivanoviç deklaroi se është në interes të së mirës së futbollit që ndeshja Serbi-Shqipëri të luhet në prani të tifozëve të të dyja skuadrave.

“Nëse bëhet fjalë për futbollin, sinqerisht do të ishte e bukur të luajmë me tifozë nga të dyja anët. Mirëpo, njerëzit e sigurimit kanë konsideruar se është më mirë të luajmë pa tifozët mysafirë”, u shpreh Ivanoviç.

“Ne do ta mbështesim këtë ide”, shtoi tutje anëtari i Chelseat për mediat e vendit të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button