Morten Olsen ia ka frikën Shqipërisë

Përveç pikëve të rëndësishme, fitorja e Shqipërisë në ndeshjen e parë kundër Portugalisë i ka dhënë sinjalin e duhur të gjithë kundërshtarëve.

Pas Advokat edhe trajneri i Danimarkës, Morten Olsen tani ka një tjetër vlerësim për skuadrën shqiptare.
Tekniku përgatit ekipin e tij për një sfidë shumë të fortë kundër Shqipërisë më 11 tetor.
 “Shqipëria do të luajë në fushën e saj dhe skuadra ka fituar besim të madh, pas fitores ndaj Portugalisë. Është në karakterin e tyre që të mos mbrohen në ndeshjet që luajnë në shtëpi dhe ndoshta ky është ekipi më i mirë që e ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Nuk pres të jetë një ndeshje të cilën do ta dominojmë për 90 minuta dhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ai.
Morten Olsen me shumë mundësi do t’i bëjë llogaritë pa Simon Kjaer.
Mbrojtësi që luan me Lilë në kampionatin francez dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Danimarkës rrezikon seriozisht sfidën në “Elbasan Arena”.
Futbollisti vazhdon rikuperimin, por sipas mediave lokale do të jetë e vështitrë që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button