Majkëll Felps përjashtohet nga botërori i notit

Ngarja e makinës në gjendje të dehur dhe arrestimi më pas nga policia i ka kushtuar shtrenjtë kampionit olimpik Majkëll Felps.

Notari amërikan, përveçëse ka paguar një gjobë të majme është përjashtuar nga Federata Amerikane e Notit nga skuadra që do të marrë pjesë në Botërorin 2015 që do të zhvillohet në Rusi.
Po ashtu, Felps do të humbasë edhe pagesën mujore që përfitonte nga federata.
Por më shumë se aspekti financiar, notari amerikan rrezikon kualfikimin për në Lojrat Olimpike të vitit 2016.
Majkëll Felps u arrestua në Baltimora javën e shkuar, pasi ngiste makinën e tij tej normave të lejuara dhe në gjendje të dehur.

Lajme të ngjashme

Back to top button