Izraeli bombardon kufirin me Libanin

Një shpërthim në kufirin mes Libanit dhe Izraelit ka plagosur dy ushtarë izraelitë gjatë së martës, gjë që rezultoi e mjaftueshme për ushtrinë izraelite për t’u kundërpërgjigjur me bombardime në zonën kufitare. 

Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënëse e ushtrisë, si dhe nga një burim i sigurisë, i cili më herët kishte thënë se ishin jo dy por 3 ushtarë të plagosur në incidentin, që ndodhi pranë fshatit jugor të Libanit, Kafr Shebaa.

Televizioni “al-Manar” i Libanit, i cili ka lidhje me grupin e milicisë shiite të Hezbollahut, bëri të ditur se një shpërthim ishte dëgjuar në zonën në fjalë, ndërsa zyrtarët në Bejrut ende nuk kanë dhënë asnjë koment.

Izraeli dhe Libani janë teknikisht në luftë, kufiri prej 80 km mes tyre ka qenë thuajse i qetë, që prej luftës njëmujore mes forcave izraelite dhe Hezbollahut në vitin 2006.

Izraelit mbetet në gjendje gatishmërie për çdo përhapje të luftës civile në shtetin fqinj, Siri, ku forcat e Hezbollahut po luftojnë në mbështetje të Presidentit Bashar al-Assad.

Të dielën, ushtria izraelite njoftoi se kishte qëlluar ndaj dy personave, të cilët ishin përpjekur të hynin në vend nga Libani. Të dy ata ishin kthyer mbrapsht, bën të ditur ushtria. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button