Shkrimtari Jusuf Buxhovi të enjten bashkëbisedon me lexuesit nga Shkupi

Të enjten (9 tetor) 2014, me fillim në orën 14:00, në objektin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi do t’iа dhurojë Bibliotekës “Maks van der Stoel” të këtij universiteti disa ekzemplarë të romanit të tij të botuar kohë më parë “Jeniçeri i fundit”. Me këtë rast, autori do të takohet dhe do të bashkëbisedojë me stafin akademik dhe studentët.


Në këtë roman autori ka shfrytëzuar një fakt historik, siç është “fundi tragjik i rendit të jeniçerëve e bashkë me të edhe të Bektashinjve – si frymëzues kryesor të këtij formacioni të njohur ushtarak”. Shkrimtari Jusuf Buxhovi duke përdorur imagjinatën artistike është përpjekur të futet dhe të ndriçojë sado pak dilemën pse shqiptarët ishin të suksesshëm në këtë rend ushtarak dhe po ashtu të gjejë lidhjet shpirtërore të një pjese të mirë të shqiptarëve me rendin Bektashi.


Në takimin me shkrimtarin Buxhovi janë të ftuar të gjithë studentët, porfesorët dhe dashamirët e fjalës së shkruar./Fakti/

Lajme të ngjashme

Back to top button