“Kalliri i Mirësise” shpërndau mish kurbani për 3.425 familje

Organizata Humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’ arriti që me sukses ti përmbyll aktivitetet e planifikuara për Kurban Bajram.  Disa ditë para festës ajo ndau mbi 400 pako ushqimore me të cilat tentoi që familjeve të jetimëve dhe skamnorëve t’u siguroj një drekë solemne për këtë festë.Njëashtu organizata me sukses arriti të realizon edhe projektin e grumbullimit dhe shpërndarjes së kurbanave.Vlen të përmendet se gjat këtij viti OH Kalliri i Mirësisë arritt gjithsej të grumbullon dhe të bën ndarjen e mishit të 139 Kurbana të mëdhenjë dhe se gjatë këtyre ditëve nga mishi i Kurbanave kanë përfituar mbi 3425 familje.Organizata u përpoq që mishi i kurbanave të mbërrij në sa më shumë vende dhe deri tek sa më shum nevojtarë të vendit tonë.Vendet që u përfshin në këtë projekt ishin:

Shkupin me rethinën si komunën Çair, Gazibabë, Saraj, Haracinë, Shutoorizare, Petrovec, Studeniqan. Tetova, Kumanova, Gostivari, Velesi, Kërçova, Dollneni, Çashkë ,Zhitoshë, Krushevë, Dellçevë, Berovë.

Në fund OH Kalliri i Mirësisë falenderon të gjith ata njerëz humanist dhe solidarë që ja dhanë besimin për të realizuar këtë sunet të profetit a.s.

Lajme të ngjashme

Back to top button