Xhevat Ademi, kryetar i Seksionit për Frankofoninë

Xhevat Ademi është emëruar sot kryetar i Seksionit të Kuvendit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë për mandatin e ri parlamentar 2014-2018.

Vendimi u mor në seancën e sotme konstituive, nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Kuvendi bën me dije se Seksioni përbëhet nga deputetë që zotërojnë gjuhën frënge, ndërsa qëllimi i tij është të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Seksioni do të shërbejë edhe për shkëmbimin e përvojave me parlamentet e tjera dhe organet e Organizatës së Frankofonisë dhe të vendeve frankofone.
Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë aderojnë përfaqësues nga 81 parlamente të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button