Kavadar, mbi 800 dele preken nga “Gjuha e Kaltër”

Mbi 800 dele nga rajoni i Kavadarit dhe Rosomanit janë prekur nga sëmundja “Gjuha e Kaltër”.

Ky numër mund të jetë dy herë më i lartë, sepse sipas zyrtarëve të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë (ANZHB), nuk dihet ende numri i deleve të sëmura që nuk janë evidentuar.

Sipas Laze Stamaxhiev nga ANZHB, numri i dhive të prekura nga sëmundja është shumë më i ulët, sepse sipas tij, dhitë janë treguar më rezistente ndaj sëmundjes.

Ai bën me dije se blegtorët po i paraqesin dëmet e tyre pranë institucioneve, me qëllim që të zhdëmtohen, ndërsa shprehet se sëmundja do të ndjehet deri në vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button