Dëshmori i UÇK-së Imri Elezi, pengesë për riemërimin e shkollave 

“Emri i Imri Elezit rezulton të jetë ferrë në sy për VMRO DPMNE-në. Problemi i shkollave nuk do të zgjidhet deri sa të gjendet kompromis pikërisht për këtë shkollë”, transmeton Alsat M.

Emri i ish-ushtarit të UÇK-së Imri Elezi gjende I vendosur në tabelën e ish shkollën Nikolla Vapcarovit në lagjen  Dizhon të Çairit.

Partia e Nikolla Gruevski nuk ka asgjë kundër emrave të Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit dhe Jashar Bej Shkupit, por kundërshton fuqishëm që ndonjëra prej shkollave të bart emrin e Imri Elezit ose cilitdo dëshmorë tjetër të UÇK-së, i rënë në vitin 2001. Drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiu, thotë se emri i Imri Elezit është zgjedhur nga Këshilli i prindërve, dhe vetëm ata janë kompetentë për të vendosur rreth emrit.

Imri Elezi ka kryer filloren pikërisht në shkollën që tani bart emrin e tij. Gjatë konfliktit të vitit 2001, ishte student në fakultetit juridik pranë universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit. La studimet për t’iu bashkëngjitur kryengritjes së UÇK-së, dhe ra dëshmor në Mateç të Likovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button