Ministri Ademi mbron testimin ekstern, profesorët kundërshtojnë

Minsitri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, u shpreh se testimi ekstern për t ka për qëllim që t’i bëj studentet t’i meritojnë diplomat e tyre.

“Qëllimi kryesor është që me diplomë të pajisen ata studentë që e meritojnë atë, por edhe ata të cilët do të aftësohen me shkathtësi dhe aftësi për profilin në të cilin ata studiojnë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet arsimi universitar si biznes, por duhet kuptuar si vend ku të rinjtë do të marrin dije”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit, transmeton Alsat.

“Për të përmirësuar gabimet, qeveria duhet paraprakisht të bëj testim ekstern, profesorëve për lëndët që iu ligjërojnë studentëve, të cilët për fatin tonë të keq, përmes politikës, shumë prej tyre kanë marrë titullin profesorë me mesatare 5.99, dhe sot u ligjërojnë studentëve”, tha Izet Zeriqi, Profesor.

Për profesorin Ljubomir Fërçkovski, nuk ka logjikë që studenti të ngelë në vitin e dytë, dhe t’i hiqet e drejta e vazhdimit të studimit, apo të ngelë në testimin në vitin e katërt, dhe të mos diplomohet fare. Sipas Fërçkovskit, ky vendim nuk mund të jetë model nga vendet e tjera, por thjesht turpërim para tyre. Ai shton se testimi përbën edhe shkelje të autonomisë së universitetit. Ndërkaq, profesori Ismet Osmani vlerëson se një vendim i tillë kufizon lirinë akademike.

Lidhur me këto paralajmërime të Ministrisë së Arsimit, ka reaguar edhe Forumi Rinor për Arsim, sipas të cilit testimi ekstern nuk do të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë. Në kumtesën e tyre thuhet se “institucionet arsimore përsëri nuk po i qasen me strategji problemeve në arsimin e lartë në Maqedoni”. Kundër këtij paralajmërimi janë edhe vetë studentet. Në bazë të një ankete të portalit “fakulteti.mk”, mbi 90 % e studentëve janë kundër testimit ekstern. Me reformën e re të qeverisë dhe ministrisë së arsimit, studentët në të gjitha universitetet shtetërore dhe private do të duhet t’i nënshtrohen provimit shtetëror në fund të vitit të dytë dhe të katërt të studimeve. Pritet që kjo të fillojë të zbatohet nga vitit të ardhëm akademik.

Ish-kryetari i Parlamentit të Studentëve pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” kërkon nga zv.ministri i Arsimit Spiro Ristovski t’i nënshtrohet testit ekstern.

Samoil Malçeski është një nga kritikët e vendosjes së testit ekstern për studentët e vitit të dytë dhe të katërt.

“A do të pranojë zv.ministri i Arsimit, i cili po promovon dhe mbron këtë reformë, të testohet i pari, ose ka frikë se mos ndoshta nuk do ta kalojë provimin?”, thotë Malçeski.

Lajme të ngjashme

Back to top button