fbpx

Mediat e huaja: Maqedonia ndëshkon rëndë spiunët

Aktvendimet për  17 të akuzuarit në rastin “Spiuni” në gjykatën në Shkup shkaktuan publikcitet në mediat amerikane dhe evropiane. Kompania amerikane “Foks Njuz” publikoi se bëhet fjalë për “rast të parë të spiunimit” në Maqedoni, pasi që vendi para 23 viteve doli nga Federata e atëhershme jugosllave.

Tetë veta janë akuzuar për spiunim, ndërsa nëntë për vepra të ndryshme penale “si shoqërim kriminel, shantazhe dhe falsifikim”, shkruan në tekstin e vet nga Shkupi “Foks Njuz”, duke iu referuar raporteve të agjencive për rastin dhe për gjykimin.

Tv kompania amerikane njofton se tërë grupi i dënuar akuzohet për “dhënie të dokumenteve të besueshme” agjencive të huaja zbuluese, por deri tani nuk përmendet për cilin vend bëhet fjalë.

“Foks”, si dhe mediumet tjera në Evropë, njoftojnë se pjesa më e madhe nga gjykimi është kryer “pas dyerve të mbyllura, si dhe se të gjithë të akuzuarve nuk u është zbuluar identiteti”. Mes të dënuarve ka edhe të punësuar të mëparshëm në zbulim, në Agjencinë për larjen e parave, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në policinë financiare.

BBC potencon se dënime më të mëdha kanë marrë i akuzuari kryesor, Marjan Efremov, i cili u dënua me 15 vjet burg, si dhe ish gjenerali policor Goran Stojkov, i cili u dënua me nëntë vjet burg. Agjencia  franceze AFP vëren se ky rreth i spiunëve ka vepruar disa vite, në periudhën prej 2009 deri 2012. Të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre kanë paralajmëruar se do të ankohen në aktvendimet.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close