Zgjidhen funksionarët e parë në postet udhëheqëse nga konkursi qeveritar

Ka filluar emërimi i funksionarëve  në pozitat udhëheqëse pas konkursit të qershorit të shpallur nga qeveria  dhe tash më janë të njohur emrat e sekretarëve shtetërorë, ambasadorëve dhe drejtor të institucioneve, transmeton Faktor.

Nga qeveria informojnë se procesi i selektimit të kandidatëve vazhdon dhe për një pjesë të institucioneve dhe ministri procedura është duke vazhduar.

Në raport me thirrjet publike për të shprehur interes për vende udhëheqëse nëpër institucione zgjedhja e kandidatëve bëhet në vazhdimësi, për shkak se bëhet fjalë për proces të komplikuar.

Për shumë vende udhëheqëse është bërë zgjedhja e funksionarëve, ndërsa për disa vende tjera procesi është duke vazhduar, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Udhëheqës në qendrën sportive “Boris Trajkovski ëhstë emëruar, Zllatko Perinski, në Agjencinë për barna, Marija Darkovska, sekretarë shtetërorë në ministrinë e financave, Igor Dimitrov, sekretar shtetërorë në ministrinë e pushtetit lokal, Biljana Cvetanovska, sekretar shtetërorë në MPJ, Elena Kuzmanovska, në MASH, Elizabeta Todorovska.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button