Basha: Shqipëria s’ka qeveri të vërtetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sërish kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, se e ka futur vendin në një situatë të vështirë ekonomike, pasi Shqipëria ka mbetur pa një qeveri të vërtetë.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Basha tha se shqiptarët sot, janë më të varfër se një vit më parë, dhe se kryeministri Rama po lufton me ta, pronat dhe bizneset e tyre.

“Shqiptarët janë sot më të varfër se një vit më parë. Papunësia dhe pamundësia ekonomike po godasin mijëra familje. Numri i shqiptarëve azilkërkues është dyfishuar. Vetëvrasjet po ashtu. Vendi ka mbetur pa qeveri të vërtetë. Vajmedeti cicëron i gëzuar për falimentimin e biznesit të vogël familjar. Në vend që të luftojë varfërinë ka zgjedhur të luftojë shqiptarët, pronat dhe bizneset e tyre”, shkruan shefi i opozitës./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button