Samsung: Gara intensive po e dëmton profitin

Kompania Samsung Electronics thotë se gara e ashpër në sektorin e telefonave të mençur po e dëmton atë.

Kjo kompani gjigante e Koresë Jugore sot ka parashikuar se profiti operues i tremujorit të tretë do të zvogëlohet për afro 60%, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, dhe do të jetë 3.8 miliardë dollarë.

Samsungu thotë se rënia e profitit është shkaktuar nga dobësia në teknologjinë e saj informative dhe biznesit në sektorin mobil “për shkak të garës intensive”.

Seria e prodhimeve të telefonave mobilë të Samsungut, Galaxy S, është nën presion të ripërtrirë me hedhjen në treg të telefonit iPhone 6, të kompanissë Apple, dhe të telefonit iPhone 6 Plus, me ekran më të madh.

Prodhuesit kinezë, po ashtu, e kanë dobësuar pjesëmarrjen e Samsungut në treg, me çmime më të ulëta.

Kompania jugkoreane ka premtuar “materiale të reja dhe disenj inovativ” në fushën e telefonave të mençur në të ardhmen./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button