Mijallkov do ti dhurojë paratë nga  zhdëmtimin për fëmijët jetim

Gazetari Vllado Apostollov dhe redaktorja e ‘Fokus’ Jadranka Kostova do të duhet të paguajnë zhdëmtimin prej 6 mijë eurove nga procesi gjyqësorë që e humbën kundër drejtorit të Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov.

Por, në vend që në llogari të Mijallkovit paratë do të duhet të vendosen në llogari të shtëpisë për fëmijë pa prindër ’11 tetori’, informoi avokati i Mijallkovit Antonio Apostollski.

Mijalkov ka vendosur që paratë nga “Fokus” të mos i marrë ai, por ato të shkojnë për nevojat e fëmijëve jetimë.

Kohë më parë, gjykata vendosi në favor të Mijalkovit, në gjyqin që ngriti ky i fundit kundër gazetës “Fokus” për shkrimet që gjykata i cilësoi si shpifje.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkoi nga Mijalkov të heqë dorë nga zhdëmtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button