Del video e dytë e rrahjes brutale të vëllait të kryeministrit serb (Video)

Pavarësisht rrahjes brutale që i kishin bërë vëllait të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha, Xhandarmëria, e kishte mbajtur edhe për gjysmë ore të ngujuar në një korridor duke mos e lejuar që marrë trajtim shëndetësor.

Anëtarët e xhandarmërisë e mbajtën të ngujuar Andreja Vuçiqin për gjysmë ore dhe nuk thirrën asnjë ambulancë. Në regjistrimin e dytë, të cilin e ka siguruar gazeta serbe Kurir, shihet qartë se si anëtarët e xhandarmërisë serbe nga Nishi e mbajnë vëllain e kryeministrit edhe pasi e kishin rrahur keq, e edhe pse ai thoshte se ka nevojë të shkojë në një klinikë, transmeton lajmi.net.

“Kam nevojë të shkojë në klinikë”, ishte përpjekur të shpjegojë Andrej Vuçiq, por xhandari me gjakftohtësi ja kthen, “Ti nuk po shkon askund”.

Vuçiq shihet teksa mbanë me dorë herë barkun e herë krahun, dhe tani xhandarmëria edhe pse e dinte se ai është një person i mbrojtur, asnjëri prej tyre nuk thirri për ndihmë mjekësore.

Ambulanca u thirr vetëm pasi në vendngjarje erdhi shefi i policisë për qytetin e Beogradit!

Regjistrimi i videos është bërë nga një operativ i xhandarmërisë.

Një nga të situatat e dyshimta është kur në vendngjarje vjen një person me një Audi. Ai kur sheh një anëtarë të sigurimit të Vuçiqit të gjakosur në korridor, tenton të hyjë shpejtë në objekt por nuk lejohet nga xhandarët.

Një xhandar i drejtohet atij duke i thënë se gjithçka është në kontroll dhe duhet të qetësohet. Më pas i shpjegon se anëtarët e Cobras (sigurimi i vëllait të Vuçiqit) kishin sulmuar ushtarakët e tij. “Ata kanë goditur gjashtë kolegë tanë, dhe ndodhi kjo që ndodhi”, thotë xhandari. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button