Më 31 tetor skadon afati për vendosjen e filtrave në oxhaqet e fabrikave 

Ministria e Ekologjisë nuk ka ende qëndrim se çfarë do të bëjë me fabrikat, të cilat akoma nuk kanë vendosur filtra në oxhaqet e tyre, për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Ministri Izairi thotë se do të presë fundin e muajit Tetor kur edhe skadon afati për vendosjen e filtrave, e pastaj së bashku në Qeveri do të vendosin nëse fabrikat do të mbyllen ose jo.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se bazuar në kontrollet e fundit në fabrikat më të mëdha, metalurgjiku “Makstil” në Shkup është shumë afër implementimit të standardeve. Jugohrom nga Jegunovca e Tetovës vështirë se do t’i përmbushin kushtet për filtra deri në fund të muajit. Kompanitë, të cilat gjatë veprimtarisë së tyre lëshojnë gazra dhe ndotin ambientin jetësor, kishin detyrim deri në fund të tetorit që të vendosnin filtra në oxhaqet e tyre. Ndonëse qeveria e shtyu disa herë afatin për përmbushjen e standardeve ekologjike, megjithatë vetëm një pjesë e vogël e kompanive ia dolën t’i integronin lejet A në periudhën e parashikuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button