Për 6 muaj 4280 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian

Në 6 muajt e parë të vitit, 4280 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Shifra është 5 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të kaluar. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave. Analizat e të dhënave tregon se, nga vendet e rajonit, lider në kërkimin e azilit është Serbia. Prej atje, në 6 mujorin e kaluar, azil kanë kërkuar 10 585 persona. Pastaj është Shqipëria me 8 305 kërkesa dhe Kosova me 2 460 kërkesa për azil.
Megjithatë, më shumë kërkesa për azil në 6 mujorin e parë të vitit kanë arritur nga Siria, Eritrea dhe Afganistani, ndërsa më pak, nga Maroku.

Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në 6 muajt e parët të vitit është 230 300. Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%. Pjesa më e madhe e kërkesave për azil i adresohen Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button