Del në shitje tableti HP 10 Plus

HP ka prezantuar tabletin 10 Plus me sistemin Android. Ky tablet, me ekran 10.1 inç, është tani në shitje në dyqanin në internet të kompanisë dhe tek Amazon, dhe kushton 279.99 dollarë.

Tableti përmban procesorin Allwinner A31 me katër bërthama ARM Cortex-A7 CPU me shpejtësi 1GHz, si dhe 2GB RAM. Ka edhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Ekrani i HP 10 Plus ka rezolucion 1920 x 1200 pikselë. Kamera kryesore është 5 megapiskelë me regjistrues videosh me rezolucion 1080 pikselë, ndërsa kamera ballore është 2 megapikselë. Ky tablet do të operojë me sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat.

Sa i përket lidhjes, ky tablet ofron Wi-Fi b/g/n dhe Bluetooth 4.0. Ai ka gjithashtu bateri me kapacitet 7.700mAh.

Lajme të ngjashme

Back to top button