Obama: Thirrje për ndihmë më të madhe kundër Ebolës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk është sa duhet agresiv në konfrontimin me sëmundjen Ebola në Afrikën Perëndimore, nga e cila deri tash kanë vdekur afro 3,400 njerëz.

Gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ai tha se synon të bëjë presion në shefat e tjerë të shteteve të jashtme “që të sigurojnë se ata po bëjnë çdo gjë të mundshme për tu bashkuar në këtë përpjekje”.

Obama, mëtutje, ka theksuar se gjasët për përhapje të Ebolës më Shtetet e Bashkuara janë “ekstremisht të vogla”, por administrata, sipas tij, po e shqyrton mundësinë e kontrollit plotësues me skenerë në aeroportet amerikane, për njerëzit që vijnë nga vendet më të prekura të Afrikës Perëndimore.

Aktualisht, personi i parë i diagnostikuar me sëmundjen Ebola në Shtetet e Bashkuara, mbetet në gjendje kritike në një spital në Teksas.

Lajme të ngjashme

Back to top button