2Ton në përfundim të albumit

Rep artisti, Arton Avdyli, apo siç njihet një publik si 2Ton, ka konfirmuar se është në përfundim të realizimit të albumit të tij të parë. Përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Twitter’, 2Ton shihet se ishte në studion e tij duke punuar me një përkushtim të madh që albumi të dalë në mënyrë sa më profesionale.

Nga të gjitha këngët që do të përmbajë ky album, rep artisti njërën nga to do ta realizojë edhe me videoklip. Në këtë verë 2Ton erdhi me dy këngë të reja, njërën në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe tjetrën si solo artist. Ndërkaq që të dyja këngët kanë pasur një dëgjueshmëri të madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button