fbpx

Turqia e gatshme, por kërkon qasje gjithëpërfshirëse për intervenim në Siri

Turqia do të ishte e gatshme të vendos trupat e saj në terren në Siri “sikur edhe të tjerët të kryenin pjesën e tyre,” tha Kryeministri turk Ahmet Davutoglu për CNN, në një intervistë me Christiane Amanpour që u transmetua të hënën, transmeton Portalb.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka po që se ka një strategji të qartë se pas ISIS, kufijtë tanë do jenë të mbrojtur.  Nuk dëshirojmë regjim në kufirin tonë që shtynë popullatën kundër -drejt Turqisë. Nuk duam organizatë tjetër terroriste aktive atje. “thotë Davutoglu.

“Ne duam këtë politikë humanitare në anën tjetër të kufirit. Më tej: strategji ushtarake, siguri.  Nëse ka atje ndonjë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, ne do të ndërmarrim të gjitha masat – të gjitha masat…” shprehet ai.

Davutoglu gjithashtu thekson se Turqia deri tani ka bërë më shumë se cili do shtet tjetër si kundër regjimit ashtu edhe kundër ISIS. Ai deklaroi që intervenimi në këtë fazë duhet të jetë i menduar mirë dhe thelbësorë. Sipas tij sulmet ajrore amerikane ishin të nevojshëm por jo edhe të mjaftueshëm për fitore, transmeton Portalb

“Nëse largohet ISIS, mund të paraqitet ndonjë tjetër organizatë radikale,” tha ai. “Kështu që qasja jonë duhet të jetë e tërësore, gjithëpërfshirëse, ​​strategjike dhe e kombinuar … jo vetëm për të ndëshkuar – për të kënaqur opinionin tonë publik – për të ndëshkuar një organizatë terroriste, por për të eliminuar të gjitha kërcënimet terroriste në të ardhmen, si dhe për të eliminuar të gjitha krimet brutale kundër njerëzimit të kryera nga regjimi. ”

Mosmarrëveshjet për atë se sa Amerika duhet të përfshihet në luftën civile Siri nuk janë i vetmi burim i tensionit mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, nënkryetari i SHBA Xho Bajden fajësoi pjesërisht Turqinë për rritjen e grupeve si ISIS. Pastaj ai i kërkoi falje Erdoganit nëpërmjet telefonit këtë fundjavë, transmeton Portalb.

“Kjo është me të vërtetë një akuzë shumë e padrejtë,” tha Davutoglu.

“Ajo që ne presim, janë dy gjëra: drejtësi dhe ndjeshmëri (empati)” vazhdoi ai.

“Amerika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një kufi me Meksikën, dhe ka dy shtete në të dy anët. A është e lehtë të kontrollosh gjithë kufirin? Një pikë e gjashtë milionë njerëz erdhën (në Turqi). Kjo është shuma e kombinuar e popullsisë së Washington D.C. , Boston dhe Atlanta.”

“Mund të imagjinoni se me çfarë lloje të rreziqeve dhe sfidave përballemi. Ose ne do t’i mbyllim kufijtë, që do të thotë se askush nuk mund të hyjë më, por kjo do të ishte kundër kulturës sonë.”

Turqia megjithatë e ka mbështetur haptazi opozitën e moderuar.

“Ne nuk kemi fshehur mbështetjen tonë për opozitën e moderuar, Koalicionin Kombëtar Sirian. Nëse të tjerët do të kishin dëgjuar këshillat tona -aleatët tanë dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB — në qoftë se ata do të kishin mbrojtur dhe mbështetur opozitën e moderuar, sot ne nuk do të përballeshim me një krizë të tillë të madhe të ISIS. ” /Portalb – CNN

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close