OJQ-të padisin City Mall-in për racizëm

Pas katër muajve përsëri është ri aktualizuar çështja, ku udhëheqësit e Qendrës tregtare “Skopje City Mall”, ishin akuzuar nga punëtorët se kanë bërë diskriminim racor, me atë që kanë kërkuar personat që i takojnë komunitetit romë të mos angazhohen në detyrat që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e higjienës- pjesa ushqimore. 

Pasi që Prokuroria publike nuk iu përgjigj kërkesës të Shoqatave joqeveritare, rasti të hetohet dhe niset procedurë për vërtetimin e saj, Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi racor mbrëmë deri të Prokuroria Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër “Skopje City Mall” dhe personat përgjegjës të kësaj qendre tregtare. 

“Padia penale është ngritur me qëllim që të bëhet hetim për rastin konkret, të hulumtohet e vërteta rreth pohimeve për diskriminim e bërë në bazë të përkatësisë etnike dhe racore, të ngrihet procedurë përpara gjykatës përkatëse me qëllim dënimin e atyre që kanë bërë këtë vepër penale”, theksojnë nga Rrjeti. 

Përpos kërkesës deri tek Prokuroria publike për zbatimin e hetimit dhe fillimin e procedurës gjyqësore, Rrjeti ka dorëzuar edhe kërkesë deri tek Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, e cila duhet ta njoftoj opinionin a ka filluar procedurë për vërtetim të diskriminimit dhe cili është rezultati nga kjo procedurë.

Lajme të ngjashme

Back to top button