Çfarë tha Rama nën zë kur foli Basha (Video)

Kryeministri Edi Rama ishte pjesëmarrës sot në një tryezë të thirrur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për reformën në drejtësi.

Kreu i ekzekutivit ishte ulur në krah të presidentit, kryeparlamentarit Meta dhe shefit të opozitës Basha. Rama ka shmangur takimin e duarve me Bashën por ata nuk kanë shkëmbyer asnjë batutë mes tyre qoftë edhe për kortezi.

Ajo që ka rënë në sy të të pranishmëve ishte një fjalë e thënë prej kryeministrit Rama kur po fliste kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kjo fjalë u tha nën zë por u dëgjua qartë nga ministri i drejtësisë Nasip Naço që reagon. Lapsi.al nuk merr përsipër të bëjë leximin e buzëve të kryeministrit por ju lë juve të gjykoni në videon më poshtë./lapsi.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button