PDSH vazhdon të përçahet, Buteli i thotë JO Thaçit shkon me Selën

Në prag të Kongresit partiak të PDSH-së kanë vazhduar përçarjet në këtë subjekt politik. Alsat-M mëson se komplet dega e PDSH-së nga Lagjja e Butelit i është bashkangjitur nismës së Ziadin Selës për reforma brenda PDSH-së. Arsyeja për një hap të këtillë të komplet degës së Butelit është Kongresi i caktuar për më datë 12 tetor, që nga anëtarët e degës është cilësuar si i parregullt.

“Ne anëtarë të Degës së Partisë Demokratike Shqiptare në Butel, të shtyrë nga organizimi i Kongresit të parregullt të PDSH-së, vendosëm që në opinion të sqarojmë qëndrimin tonë.

Kongresi i paralajmëruar nga z.Thaçi dhe z.Ibrahimi, nuk mund të jetë i rregullt dhe legjitim, pasi në procedurën e organizimit të të njëjtit nuk është respektuar aspak Statuti i partisë.

Kongresi i rregullt i PDSH-së duhet të mbahet në pranverë të vitit 2015, gjë që të ashtuquajturin “Kongres” të 12 Tetorit e bën të jashtëzakonshëm.Por përsëri është shkelur me dy këmbë Statuti i partisë. Mënyra se kush, kur dhe si organizohet Kongresi janë të parapara në Nenin 37 dhe Nenin 66 të Statutit të PDSH-së, Statut në të cilin aq shumë “thiret” z.Menduh Thaçi.Shkelja edhe më e rëndë e Statutit, u bë edhe kur u mbajtën Kuvendet e degëve pa u mbajtur paraprakisht ato të nëndegëve. Kuvende nëndegësh nuk ka patur dhe kjo i shton më shumë dozën e manipulimit të gjithë procedurës”,thuhet në njoftimin me shkrim të degës së PDSH-së,lagjja Butel.

Anëtarët e degës në fjalë shprehen të vendosur se për organizimin e një Kongresi të rregullt dhe legjitim, është e patjetërsueshme që fillimisht të zhvillohen kuvendet e nëndegëve, pasi aty është baza e strukturës dhe anëtarësisë, nga ku zgjidhen kuvendarët e degës, të cilët më pas do të propozojnë anëtarët e Kuvendit Qëndror dhe zgjedhin Delegatët e Kongresit.

“Dke i marrë parasysh këto që u thanë më lartë, Ne anëtarët e Degës së PDSH-së në Butel, vendosëm që mos ta pranojmë këtë kongres të manipuluar dhe ti bashkohemi Lëvizjes për Reforma në PDSH të iniciuar nga Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button