NATO do ta ndihmojë Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg është shprehur se aleanca është tepër e shqetësuar lidhur me konfliktin e armatosur në Ukrainë.

Stolenberg tha nga Varshava se Rusia duhet që vetë ta frenojë politikën agresive të saj, duke mos lejuar më që në Ukrainën Lindore të luftojnë separatistët.

Ai ka shtuar se NATO-ja do ta mbështesë Ukrainën “si një shtet demokratik, sovran dhe pro-perëndimor”.

Ndërsa, ka dhënë betimin se aleanca do të jetë gjithnjë në shërbim të marrjes fund të luftrave dhe gjakderdhjeve nëpër botë, sidomos në vende të Lindjes. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button