Kur Serbia shkonte në pikën zero dhe ra nga pushteti gjakatari Millosheviç

Kanë kaluar 14 vjet që nga koha kur ra nga pushteti diktatori i ish-Jugosllavisë dhe i Serbisë, Slobodan Millosheviç.

Në Beograd shpërthyen protesta dhe demonstrata, për shkak se Millosheviçi nuk njohu zgjedhjet për kryetar të Jugosllavisë, ku fitues u shpall Vojislav Koshtunica, lideri i Partisë Demokratike të Serbisë.

Millosheviçi lëshoi policinë dhe milicinë në terren dhe si pasoje mbetën të plagosur 65 persona.

Tetëmbëdhjetë parti të futura në një koalicion me udhëheqës Zoran Gjingjiç ishin shpresa e Serbisë.

Gjingjiç u bë kryeministër, por edhe ai u vra më 12 mars 2003, nga ana e klanit të Zenunit, por ende vrasja e tij nuk ështe e zbardhur krejtësisht.

Millosheviçi u akuzua në vitin 2001 për abuzime financiare dhe u burgos.

Më tej, Haga i ngriti atij akuzën për genocid në Bosnje dhe për krime lufte në Kosovë.

Diktatori Millosheviç vdiq në Hagë në vitin 2006./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button