Serbia: Nuk dimë gjë për vizitën e Jahjagës

Mediat kanë shkruar se Atifete Jahjaga është ftuar në Serbi më datë 1 nëntor, në takimin e Komisionit Trilateral Evropian.

Një lajm i tillë u konfirmua edhe nga ana e zëdhënësit të Jahjagës, Arbër Vllahiu.

Por, një informacion të tillë e ka hedhur poshtë Ministria e Jashtme e Serbisë.

“Ne nga Minisria jonë nuk kemi informacione për një vizitë të tillë të Jahjagës më 1 nëntor në Beograd”, kanë thënë nga ministria e Jashtme serbe për “Presheva Jonë”.

MPJ e Serbisë shprehet se vizita nuk është e konfirmuar nga Beogradi zyrtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button