Mira Janji shkëlqen në “Zhurma Show Awards”, fiton çmimin “Best Dance” (Foto)

Edhe këtë herë jo vetëm ka shkëlqyer në dukjen e saj por edhe është vlerësuar me çmimin ‘Best Dance’ në eventin më të madh muzikor në Kosovë në “Zhurma Show Awards 2014”.

E kemi fjalën për biondinën simpatike të estradës muzikore shqiptare Mira Janji, këngëtarja e cila vitet e fundit është duke korrur vetëm suksese, ndërsa në këtë event që u mbajt në teatrin e Gjilanit është vlerësuar me çmim për këngën dhe klipin e saj ‘Dancing all night’ si kënga më e mirë dance duke lënë pas artistë të tjerë. Këngëtarja nga Shqipëria është vënë re duke u pritur shumë mirë dhe me duartrokitje që nga momenti kur këmba e saj preku tapetin e kuq nga limuzina ku i sillte artistët. Por një grup adhuruesish të rinj atë e kanë gëzuar më së shumti kur e kanë takuar, e ndërsa kishin veshur bluza me fotot e saj e për të edhe në bazë të fotos që ka realizuar ka qenë një emocion shumë i bukur.

Artistja vetëm pak muaj më parë nga kjo skenë e bukur e teatrit të Gjilanit kishte dalë sërish fituese potenciale nga festivali “Çelësi Muzikor” duke fituar çmimin e parë me një super baladë. Por cili do të jetë shkëlqimi dhe triumfi i saj i radhës, dimë vetëm diçka se Mira është duke menduar për të sjellë një koncert unik të saj se kur do të ndodhë dhe ku, duhet të presim për ta zbuluar ne si gjithmonë të parët./Kosovarja/

mira1

mira3

Lajme të ngjashme

Back to top button